Rreziku per shqiptaret nga kriza bankave ne SHBA

Rreziku per shqiptaret nga kriza bankave ne SHBA
Zhvillimi ekonomik dhe mungesa e bazes krahasuese mes dy vendeve e perjashton Shqiperine nga “virusi” i falimentimit te bankave ne SHBA. Edhe pse thelbi lidhet me kredite e keqija, rritja e te cilave sjell pasoja te renda per banken, eksperte te fushes nuk e shikojne me shqetesim rastin e falimentimit te njeres prej bankave me te medha ne Amerike. Sekretari i i Shoqates se Bankave ne vend, Elvin Meka, ka paraqitur disa argumente, pro apo kunder rrezikut qe mund te kanose konsumatorin shqiptar falimentimi i bankave, sikunder ndodhi ne SHBA. “Jemi krejt ndryshe, ne çdo aspekt. Tregu financiar ne SHBA eshte me i zhvilluar dhe ka specifike tjeter, kundrejt tregut evropian, e mandej atij shqiptar”, shprehet Meka. Megjithate, eksperti i bankave ne vend shton ne fund nje “por”: Ështe heret per te parashikuar pasojat e radhes ndaj nje banke apo shteti tjeter.

A mund te na thoni se ç‘po ndodh realisht ne SHBA?

Falimentimi i njeres prej bankave me te medha ne SHBA, “Lehman Brothers”, si dhe problemi me banken “Merrill Lynch”, etj., tregojne qarte se per ekonomine amerikane nuk kane mbaruar ende. Ajo qe tronditi tregjet, duke krijuar pasiguri, nuk eshte thjesht falimentimi i kompanive te medha, se sa ankthi se kur do te perfundoje i gjithe problemi per sistemin financiar amerikan. Aktualisht nuk dihet ende se cila eshte shkalla e problemeve dhe deri ku do te arrijne keto efekte negative qe erdhen nga kredite e keqija. Tregu nderkombetar po mban ende frymen per te mesuar se cili do te jete problemi i radhes, pra se cili do te jete institucioni i radhes qe mund te pesoje fatin e keq si bankat e mesiperme. Duhet them se keto banka nuk jane institucione modeste, por veprimtari shume miliardesh, te cilat ne rastin me te keq kane shtrije deri ne 25 shtete te botes. Problemet e ketyre bankave nuk vetem ne SHBA, por edhe ne ato shtete ku shtrihen deget e tyre, perfshi dhe partneret me te cilet kane punuar per vite me radhe. Kjo eshte frika qe shfaqin tregjet.

Konkretisht, nga erdhi falimentimi i kesaj banke?

Shkaku kryesor lidhet me renien e cilesise se portofolit te investimeve. Ndryshe nga vendet e tjera, ne SHBA ka nje specifike sipas se ciles, kredite kolateralizohen ne letra me vlere. Keto letra me vlere shiten ne bursa dhe blihen nga banka te tilla investimesh. Ne kete pike, moskthimi i kredive ne banka ka sjelle nje reaksion zinxhir dhe efekt domino mosshlyerjen ose mospagimin e ketyre letrave me vlere. Humbja nga shitja e letrave me vlere dhe renia e cilesise se portofolit te investimeve ne nivele minimale sollen efektet qe tashme dihen: falimentin e ketyre bankave.

A e rrezikojne keto banka ekonomine evropiane?

Me e ekspozuar nga te gjitha vendet evropiane mbetet Mbreteria e Bashkuar, Anglia. Kjo pasi qendra e dyte financiare pas SHBA-se, vjen Anglia. Shume nga keto bak qe kane pasur probleme financiare kane shtrire dege kryesisht ne Londer. Ne kete pike mund te them se tregu financiar i Londres mbetet me i godituri. Natyrisht, mbetet per t‘u pare sesa jane te ekspozuara bankat evropiane ndaj ketij fenomeni. Nje tjeter vend qe rrezikon seriozisht eshte edhe Japonia, kjo per vet raportet e ngushta financiare qe ky vend ka lidhur me SHBA-ne. Konkretisht nuk mund te them per bankat evropiane, kur falimenti i bankave ne SHBA ka ndodhur vetem tri dite me pare. Çdo gje do te mesohet me kalimin e kohes. Nese bankat e medha evropiane i kane dhene hua bankes amerikane “Lehman Brothers”, ne varesi edhe te vellimit te shkembimeve mes tyre, natyrisht qe ato do te jene te parat qe kercenohen nga rreziku i falimentimit. Ajo qe shqeteson ne te vertete kontinentin evropian eshte mungesa e likuiditetit, kjo si rrjedhoje e mungeses se dollarit ne treg. Kjo ka sjelle dhe rritje te normes se interesit ne dollar.

Po Shqiperia…?

Shqiperia nuk eshte e integruar ne sistemin bankar evropian, e per me teper ne ate amerikan. Ne kete pike frika per nje kolaps financiar ne vendin tone duhet te ekzistoje. Natyrisht qe Shqiperia eshte pjese e ekonomise globale, ku nje tronditje e madhe do te sillte pasoja dhe te ne, me teper ne aspektin makroekonomik.

Pa dashur te ekzagjerohet, bankat ne Amerike po falimentojne per shkak te moskthimit te kredise nga ana e klienteve, kur nderkohe e njejta gje po ndodh edhe te ne, ndoshta jo ne ato permasa. Fenomeni eshte i njejte…

Une gjykoj se nuk ka baze krahasimi midis problematikes qe po shfaqet ne SHBA dhe pjeserisht ne Evrope me Shqiperine. Ne vendin tone kemi nje rritje, jo shume te madhe te kredise se keqe, pra te borxheve. Kjo vjen minimalisht nga dy faktore. E para, ka ardhur si pasoje e rritjes se kreditimit per ekonomine ne pese vitet e fundit, me nje mesatare prej 50 perqindesh, e si edhe te kredive te keqija, pra te pakthyera. Sa me shume kredi te jepet, aq me teper do te rritet niveli i atyre klienteve qe nuk shlyejne detyrimet dhe kjo deri diku eshte normale, pra ndodh ne çdo vend te botes. Faktori i dyte lidhet me “regjistrin e kredive”, i cili ka nisur pune qe ne janar 2008, duke ndaluar ne menyre kategorike qarkullimin e fshehte te klienteve te keqij. Me pare, bankat qarkullonin klientin, ku ky i fundit nje kredi, pra nje borxh te marre nga nje banke e shlyente me nje kredi te marre nga nje banke tjeter dhe kjo situate vazhdonte deri ne perkeqesim te situates. Regjistri i kredive nuk e lejon nje gje te tille. Fenomeni i kredise se keqe ne Shqiperi do te jete nje proces i perkohshem, deri sa ata kliente do te ne “rrjeten” e regjistrit te kredive, duke mos u sjelle problem bankave. Si perfundim mund te them se per te analizuar çeshtjen e kredive te keqija ne Shqiperi na duhet te presim fillimin e vitit qe vjen, i cili perkon me pervjetorin e krijimit te regjistrit te kredive. Pas mbylljes te ketij cikli mund te nisim analizen e plote per te kuptuar nga se vjen realisht ky nivel i kredive me risk. Megjithate mund te them se, qe paraqet Shqiperia, eshte teper i ulet ne krahasim me vendet e tjera te rajonit ose pertej saj.

Asnje impakt nga luhatja e dollarit

Ekspertet e kane te veshtire te percaktojme nese do te kemi nje riforcim te dollarit ne muajt qe vijojne. “Nese SHBB do te tregoje shenjat e rritjes ekonomike dhe uljes se inflacionit, sikunder ka ndodhur ne muajt e fundit, do te mund te flasim per nje te metejshem te dollarit. Nese kriza financiare do te pasoje me falimentime te tjera, natyrisht qe dollari nuk do ta perballoje dot gjendje, duke reflektuar renie te vleres se tij. Pra, me kete qe ndodhi u stopua rritja e vleres se dollarit”, thote Meka. Sipas tij, impakti per ekonomine tone ndaj luhatjes se dollarit eshte teper i vogel per aq kohe sa tregtia dhe sherbimet bankare kryhen ne valuten..

Leave a Reply